Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta ka një qasje krejt ndryshe nga Sali Berisha për drejtësinë.
Sipas tij, ndryshe nga Berisha që e ka shpërfillur gjithmonë prokurorinë duke nxjerrë alibi nga më të ndryshmet, Meta s’e ka pasur kurrë problem të shkojë në prokurori edhe pa e thirrur.
“Meta ndryshon katërcipërisht, Berisha e ka shpërfillur gjithmonë prokurorinë, ai bën autogol edhe me atë që thotë po zbatoj kushtetutën se ai nuk e ka njohur kushtetutën. Meta nuk e ka këtë qasje. Meta për çështjet për të cilat është akuzuar, s’e di për çfarë mund të thirret se ai ka bërë disa padi vetëm, edhe Kryemadhi dhe mund të thirren.
Nuk mund flasim për statusin e një personi në hetim kur nuk kemi asnjë provë. Por mendoj se nuk është e jashtëzakonshme që ta thërrasin në SPAK se janë bërë pjesë e SPAK duke denoncuar dhe ata vetë i kanë denoncuar të tjerë, por qasja e Metës është shumë më normale ndaj drejtësisë”, tha Qafoku.