Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, nënë e bir janë dy personat që u arrestuan sot në Kuçovë.
Ata akuzohet se shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10 vjeç, për arsye përfitimi, duke e mësuar të shante dhe fyente me fjalë të rënda në rrjetin social me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.
Djali i mitur jetonte me të ëmën e divorcuar në Kuçovë, ndërkohë që Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula jetonin në qytetin e Sarandës. Nënë e bir ishin bërë të njohur në rrjetin social Tik Tik, ku shpërndanin video me nje fjalor denigrues.
Ishte e ëma e 10-vjeçarit ajo e cila kallëzoi në polici ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën për përdorimin e të miturit për video me fjalë banale në rrjete sociale.