![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/01/UsCD4v8E-ambulance_sd-1024x576.jpg)
Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ditën e sotme, ku një i moshuar ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është një 75-vjeçar, i cili teksa ishte duke pritur në radhë për të parë pensionin, është ndjerë keq. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi në zyrën postare pranë stadiumit të Pogradecit, teksa viktima është i moshuari me incialet I. F. Sipas policisë, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por trupi i tij u transportua në morgun e spitalit ku pritet të kryehet ekspertiza për të zbuluar shkakun e humbjes së jetës.