Një 40-vjeçar dhe bashkëshortja e tij janë proceduar në gjendje të lirë në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit.
Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, teksa materialet hetimore janë referuar në prokurori.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjerit, për motive të dobëta”, njofton policia.