![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/800-0-35283f77ec50f1b7771ce7d40b589417-1024x576.webp)
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë mbrëmjen e djeshme (10 maj) pas një sherri me bashkëatdhetarin e tyre në Parma.
Mediat italiane shkruajnë se dy vëllezërit të moshës 40 dhe 32 vjeç goditën me thikë në gjoks një 33 vjeçar shqiptar. Ky i fundit u transportua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dy vëllezërit u dërguan në paraburgim ku u është komunikuar akuza për tentativë vrasje. Sherri më pas u ndërpre me ndërhyrjen e policisë të cilët ndaluan përshkallëzimin.
/Top Channel