Zbulohen emrat e pjesëtarëve të një organizate mafioze në Itali, të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm. Mes 26 të arrestuarve, 4 prej tyre janë shqiptarë.
Të arrestuarit janë:
Agim (Jimmy) Kuci, 39 vjeç
Eugers Nezha, 22 vjeç
Elvis Çollaku, 30 vjeç
Indrit Shaba, 28 vjeç
Nga hetimet e kryera rezultoi se të arrestuarit, pavarësisht moshës së re, ishin futur me stabilitet, role shumë specifike dhe poste të rëndësishme, brenda grupit, ku njihnin qëllimet dhe metodat që i atribuoheshin organizatave mafioze.
Shtatëmbëdhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte-Gioffrè, me origjinë nga Seminara dhe të lidhur me grupet e ‘Ndrangheta’ banues në Kalabri, por me rrënjë prej vitesh në zonën e Diano Marina, që vepron në provinca e Imperia që nga viti 2020 dhe synon blerjen, kultivimin, transportin, rishitjen dhe transferimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës
Organizata kishte disa banesa që i përkisnin anëtarëve dhe përdoreshin për mbledhjet operative të anëtarëve me qëllim marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin me narkotikë, për negociata me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe transferimin e lëndës narkotike për organizimin e udhëtimeve për blerjen e lëndës narkotike, për kultivimin e bimëve të marihuanës.
Anëtarët kishin në dispozicion edhe ‘kriptofona’ për komunikimin ndërmjet anëtarëve, për dërgimin e parave dhe për grumbullimin e parcelave që përmbanin lëndën narkotike por edhe të armëve dhe makinave të bashkëpunëtorëve ose të marra me qira konkretisht për transportin e drogës, e cila në disa raste ngarkohej edhe në autobusët që operonin në linjën Reggio Calabria-Ventimiglia.