![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/perdhunim.jpg)
Në Gjirokastër një 19-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur. Bëhet me dije nga burimet për media se denoncimi në polici është bërë nga e mitura, ndërkohë që autori i dyshuar është vënë në pranga.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Gjirokastër ndaloi shtetasin V. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.