![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/elvana02-1024x922-1.jpg)
Elvana Gjata, këngëtarja e njohur e përfolur gjerësisht në ngjarjen në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato së bashku me Ervis Martinaj, ka dalë sërisht në skenë e lidhjeve të saj me Ervin Mata (Boli).
Emri i këngëtares del në një nga komunikimet që bën Erzen Breçani me djalin e tij, Eralbin, ku Erzeni i thotë të birit se kishte fol me Ervinin, e ky I funidt do i transferonte 500 mijë euro borxh, me llogarinë e këngëtares, Elvanës.
Me sa duket Mata përdorte llogarinë e të fejuarës së tij, Elvana Gjata, për të kryer transaksionet.
Mes shumë episodeve të siguruara nga “Ora Neës” në një rast jepet një tablo e qartë, ku gjatë një komunikimi në muajin Gusht 2020 në “Sky”, konfirmohet biseda e transaksionit prej 500 mijë euro.
Sipas dosjes hetimore në datën 18 gusht 2020 në orën 00:00:39, Erzen Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyEÇ me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:
Erzeni: Ç’a bone a je mirë?
Më pas në orën 00:09:50 Erzeni komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyEÇ S7DEGI.
Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar.
Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh, për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. /Ora News