Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme pranë organeve të SPAK. Balluku është thirrur pranë SPAK ditën e sotme pasi dyshohet se ka informacion në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Balluku ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme për gati 3 orë për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me çfarë dyshohet.
“Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël, duhet të zbardhet. Drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për t’a mbështetur” tha Balluku pasi ka dalë nga ambientet e SPAK.