![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/temperatura-te-larta-plazh.jpg)
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Temperatura maksimale do të arrijë në 37 gradë celsius në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.