![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/02/800-0-65d7a5d791eea.jpg)
Një grabitje në një pikë këmbimi valutor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se një person i maskuar me kapuç e doreza dhe me një pistoletë, ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe ka kërcënuar punonjësin.
Teksa është larguar, autorit i ka rënë pistoleta, e cila ka qenë imitim.
Policia është vënë në ndjekje të autorit.