Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në zonë e Freskut në kryeqytet.
Mësohet se banesa ku ka ndodhur ngjarja është 2-katëshe. Gjithashtu burime bëjnë me dije se Vehap Cami ka shkuar në mëngjes te banesa e vëllait Lulzimit. Në katin e parë është ulur të pinte kafe me vëllanë në katin e parë të banesës. Kafe kjo e shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit që jetojnë në katin e dytë të banesës private të marrë me qira.
Në momentin që kanë qenë vetëm Vehapi dhe Lulzimi, kanë pasur një debat. Në këtë moment Vehapi e ka qëlluar me një plumb vëllanë dhe më pas veten.
Ndëkohë, Vehapi jetonte me banesë në Farkë.
Konflikti mes tyre ka qenë i hershëm dhe nuk ishte zgjidhur, për një tokë në zonën e Tërbaçit në mes Dibres dhe Bulqizës.