Një tjetër shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Mësohet se pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, një shofer 39-vjeçar, shtetas shqiptar, për rrethana ende të pazbardhura është përplasur me një kamion që lëvizte në drejtim të kundërt.
Aksidenti i ndodhur në autostradën Serron-Dramë ka rezultuar fatal për shtetasin shqiptar i cili sapo u dërgua me ambulancë në Spitalin e Serrës humbi jetën.
Detajet e sakta se si ndodhi aksidenti mbeten të panjohura dhe nën hetim.