![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/800-0-663f5cb70a66b.jpg)
Një tjetër aksident në vendin e punës raportohet se ka ndodhur në Shëngjin. Një punëtor 60-vjeçar ka shkuar në spital pa shenja jete.
Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur, ndërsa pritet një reagim nga policia. Dy ditë më parë, 28-vjeçari Emiljano Frroku humbi jetën në vendin e punës. I riu që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat.