Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar ditën e sotme bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin e cila sot feston ditëlindjen.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një foto kur të dy ishin të rinj dhe po qëndrojnë krah më krah.
‘Edhe 100 ranvera të reja për Monën!’- shkruan Meta krahas fotos së publikuar në rrjetet sociale.
Monika Kryemadhi ka lindur më 9 prill 1974 dhe sot mbush 50 vjeçe.