![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/640-0-1716229502xprop-497_sd-1024x576.jpg)
53-vjeçarja greke me profesion pastruese ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që u raportua një ditë më parë në Greqi ku një burrë me origjinë shqiptare tentoi ta përdhunonte.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Petralonë, ku 53-vjeçarja kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e shqiptarit por ky i fundit ka tentuar të abuzojë me të. Sipas dëshmisë së gruas, shqiptari ishte i dehur. Ajo tregon se ai e ka dhunuar i ka grisur rrobat dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, por kjo e fundit fatmirësisht ka shpëtuar.
“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova. E kam kapur dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit”, ka treguar 53-vjeçarja.
Më pas në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spital.