![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/01/800-0-65a019e808832.jpg)
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Një automjet tip fuoristradë ka përplasur një shtetas që lëvizte me motor.
I aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje kritike për jetën. Aksidenti u regjistrua në rrugën “Mujo Ulqinaku” pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa”.