Një nga vendet qe vendi ynë shpreson të ketë një marrëveshje ekstradimi ësshtë edhe vendi i lartë i Koresë së Jugut.
Gazetari Edison Vatnikaj ka mësuar së një shtetas shqiptar që është i kërkuar nga vendi ynë për vepra të rënda penale është lokalizuar në Korenë e Jugut.
Bëhët fjalë për Ervin Shahinin i njohur edhe me mbiemrin Shabani.
Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.
Mësohet se ka kryer vepra penale për të cilën ka dënim është vjedhje me dhune me pasoje vdekjen.
Sipas burime jo zyrtare shtetasi në fjalë dyshohet se ka grabitur dhe vrarë një taksist.
Tashmë me lokalizimin e Shahinit nga ana e minsitrisë së brendshme dhe drejtësisë kanë nisur bisedimet me Interpolin me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore.
Me 30 dhjetor fal një takimi mes Ministrit Taulant Balla dhe përfaqësuesve të Interpol u arrit esktradimi i Ruben Saraivës në vëndin tonë.
Ai akuzohet si vrasësi i Ardian Nikulajt në prill të një viti më parë