![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/ApP0Pz0t-Capture_sd-6-1024x576.jpg)
Ende pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë zbarkuar në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre.
Siç shihet nga fotot, deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Berisha, kanë përmbysur karriget.
Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate. Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seancat të 6 deputetëve.