![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/KwhRPeEP-640-0-xh-1715777601.jpg)
Deputeti i Rithemelimit, nga Partia Demokratike është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Luan Baçi do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me aksionet e e tij në kompleksin turistik “Diamond Hill” i cili ndodhet pranë zonës së “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Në vitet 2010-2012 deputeti Baçi ka depozituar 1.5 milionë euro, të cilave nuk iu dihet burimi dhe nuk janë të deklaruara, në një kompani private “Geral AM”.
Kjo është hera e dytë që deputeti demokrat thirret nga SPAK, pasi edhe në nëntor të vitit të kaluar ai është marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.
Kallzimi ndaj deputetit është bërë nga Aredin Behari, i cili i ka shpëtuar dy herë atentatit më armë të organizuar nga Skerdi Tasi dhe Henrik Hoxhaj dhe i financuar nga Albert Pashaj me një vlerë rreth 80 mijë eurosh.
Ai ka thënë se pasurinë për herë të parë e ka patur si drejtor i PD në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier. Baçi ka deklaruar vetëm 10 pasuri të paluajtshme por jo investimin e këtyre eurove në kompaninë “Geral AM”.