![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/12/1694080666_lefteralla.jpg)
GJKKO ka dënuar me 3 vite burg ish-kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.
Alla dhe 9 persona të tjerë u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit. Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit te shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.
Lefter Alla, u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim, që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.