![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/12/640-0-1704018568x900-0-1692609064xfredi-beleri-ne-gjykate-x-o8whbwe-transformed-471-201.jpeg)
Këtë të diel, Fredi Beleri del nga burgu. Burimet për Lapsi.al nga Himara bëjnë me dije se Belerit i është dhënë leje për varrimin e gjyshes.
Të njëjta burime nga qeveria, thonë se leja është deri në 6 orë dhe varrimi është në orën 14.30 të kësaj të diele.
Kujtojmë që më herët Fredi Beleri ka kërkuar leje nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për të takuar gjyshen, por i është refezuar.