Janë publikuar fotot e dy shqiptarëve, të cilët ndërruan jetë tragjikisht pasi u përfshinë në një aksident në Hungari.
Kushtrim Hoxha së bashku me kunatin e tij, Jetmir Rexhepi, të dy me origjinë nga Kosova, ishin duke u ktheyr për në shtëpi, kur papritur makina e tyre doli nga rruga duke u përplasur. Pas përplasjes, ajo shpërtheu në flakë, duke bërë që trupi i Jetmirit të shkrumbohej plotësisht. Nga ana tjetër, Kushtrimi u dërgua në spital, por atkeqësisht nuk mbijetoi dot.
Ata ishin duke u kthyer për në shtëpi, padje pak minuta para përplasjes fatale, kishin komunikuar me familjarët duke u thënë që të mos flinin dhe t’i prisnin, pasi do mbërrinin për pak.