Shqiptarja Etleva Bodi ndërroi jetë në Itali 48 ore pasi burri saj tentoi ta mbyste për shkak të xhelozisë.
Ajo luftoi për 48 orë me vdekjen por nuk mundi të mbijetonte, teksa bashkëshorti është arrestuar. Ngjarja rëndohet pasi raportoeht se prezentë gjatë sherrit tragjik ka qenë dhe djali i madh i çiftit ,që kisthe 4 fëmijë, i cili është vetëm 13-vjeç.
Për emisionin “Shqipëria LIVE”, ka folur motra e viktimës, e cila ka dhënë më shumë detaje. Ajo ka thënë se Etleva ishte njeri i mbyllur që nuk shprehej shumë dhe nuk i kishte thënë nëse kishte pasur probleme me bashkëshortin.
Nga ana tjetër, ajo tregoi se Etleve para dy javësh ishte operuar nga apandeciti dhe kishte ende plagë dhe i kishte thënë se nuk ishte mirë pasi ende nuk lëvizte dot shumë. Sa i përket deklaratës të bashkëshortit, i cili pretendon se e kishte kapur Etlevën duke folur me një person natën që ndodhi sherri, motra tha se është gënjeshtër.
“Motra ishte njeri i mbyllur, nuk fliste shumë por më ka thënë ‘nuk jam mirë’ herën e fundit që kam folur. Ajo ishte bërë operim nga apandeciti para dy javësh dhe mendova se ishtek jo. Nuk ka pasur konflikte me bashkëshortin. Ai ishte xheloz sepse motra ime ishte e bukur jo se fliste me njeri. Nuk janë të vërteta se e ka kapur duke folur në telefon. Do dalë nga telefoni, ai e ka thënë për të ulur dënimin e tij, për të fajësuar motrën time. Unë nuk e dija që ishte kështu marrëdhënia. Djali 13-vjeçar ka parë të gjithë ngjarjen. Ai e lajmëroi vëllain tim, po ishte hsumë vonë kur ka shkuar vëllai. Motra ka qëndruar shumë gjatë pa marrë frymë ngaqë ai tento ita mbysë. Për një orë nuk i ka punuar zemra.”- tha ajo.