![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/Vritet-polici.jpg)
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin Baltëz të Fierit.
Mësohet se viktimë e të shtënave ka mbetur efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevruz Cenalia 30 vjeç, i cili është qëlluar me armë teksa. Viktima është me origjinë nga Tropoja, teksa ende nuk dihet autori apo detaje se si ka ndodhur vrasja. Personat që kanë qëlluar me armë raportohet se janë larguar me një makinë ngjyrë blu., teksa viktima nuk ishte në shërbim por po shkonte për të marrë turnin.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur FNSH dhe policia e shtetit, që kanë nisur punën për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.