Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i një shqiptari në kufirimin mes Koacisë dhe Malit të Zi.
Mësohet se në pranga ka rënë 34-vjeçari Arvid Hallili me origjinë nga Shkodra, i cili kishte fsheur në makinën me të cilën po udhëtonte 18 pako me kokainë. 34-vjecari u ndalua në Debli Brieg, në Hercegnovi të Malit të Zi.
Sipas burimeve ai kishte hyrë nga Kroacia në Mal të Zi ndërsa destinacioni i fundit ishte Shqipëria.
Droga ishte e ndarë në 18 pako që kishin përmasa dhe peshë të njëjtë dhe të mbështjella me qese plasmasi, të cilat ishin fshehur poshtë sediljes së shoferit dhe pasagjerit. Paraprakisht dyshohet se Halili është pjesë e një grupi më të madh të trtafikut të drogës.