![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/07/640-0-64bbf6da94d9e.jpeg)
Kastriot Karafili është Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, i cili është pezulluar ditën e sotme nga detyra pasi ndaj tij ka nisur një hetim.
Karafili akuzohet se ka bashkëpunuar me një grup trafikantësh, që trafikonin automjete.
Po ashtu drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit thotë se ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.