![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/02/WhatsApp-Image-2024-02-24-at-13_sd-1024x576.jpg)
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar, ka tentuar të përdhunojë një 28-vjeçare.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur Keratsini, teksa shqiptari ka hyrë në banesën e të resë me origjinë nga Bullgaria për të vjedhur. Ai e ka gjetur 28-vjeçaren duke fjetur dhe ka tentuar ta përdhunojë.
E reja ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cila e ka goditur dhunshëm. Ai më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”.
Më pas, i riu e ka kërcënuar me thikë vajzën, e cila ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit. Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur.
E plagosur në fytyrë e duar, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.