![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/640-0-1711100151xauto-policia-italiane21711099290-586.jpg)
Një 61-vjeçar shqiptar ka vdekur mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se viktima ka shkuar në shtëpinë e autorit të dyshuar për të takuar mbesën e tij. Gjatë vizitës ai është goditur me thikën e bukës.
Gjithashtu mësohet se autori është një 41-vjeçar italian, i cili është arrestuar në banesë nën akuzën e vrasjes me dashje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një debati. Turma me të afërm dhe miq të viktimës u mblodhën menjëherë pas ngjarjes.