![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/07/640-0-3aafec4c74769c34ebbd098ee927cdd7.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.
Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës.