Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një 22-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, ku 22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para.
22-vjeçari mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh.
Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes, teksa ka shoqëruar dhe autorin eaksidentit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.