![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/N7mk0Fev-xhami_sd-1024x576.jpg)
Dy shtetas italianë kanë rënë pre e grabitjes ditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares, ku çifti i turistëve kishin parkuar automjetin tyre tip “Audi”. Autorët kanë thyer xhamin e pasagjerit dhe kanë marrë 2500 € gjendje dhe gjithë dokumentacioni dhe sendet me vlerë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor, teksa janë marrë në pyetje dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë.