Një 62-vjeçare me iniciale H. B është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka konsumuar fotoksinë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.