![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/12/800-0-4dc50dea427174e3c6c65e3607d6e879.jpg)
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 2 vjeçar vdiq pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante. Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.
Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte. Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.
Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë. Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë.