Ish ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj u paraqit paraditen e sotme në SPAK.
Ka qenë ora 10:30 kur Denaj ka hyrë në ambientet e prokurorisë.
Nuk dihet ende shkaku përse është thirrur.
Anila Denaj u ul në postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018 pasi zëvendësoi në këtë detyrë Arben Ahmetajn.
Ka mbajtur postin e ministres së Financave nga dhjetori 2018 deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.
Ndërkohë mëpërpara ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dhe më herët ka qenë anëtare e bordit të AKEP.
Anila Denaj ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.
Lajmi ne perditesim….