Autoritet italiane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar në qytetin Montevarchi në provincën e Arezzos. 26-vjeçari u kap në flagrancë me pesë doza kokainë dhe dy doza hashash, të paketuara në qese gati për shitje.
Gjithçka u zbulua nga tentativa e të riut për t’iu shmangur policisë duke ndryshuar rrugë dhe kjo ka sjellë dyshime tek efektivët të cilët e kanë ndjekur.
Pas ndalimit dhe kontrollit atij iu zbulua droga ku më pas u kryen edhe kontrolle në banesën e tij. Edhe në banesë iu gjetën lëndë narkotike të paketuara gati për shitje së bashku me materialin e përdorur për përgatitjen e dozave.