Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris në një vizite zyrtare, me ftesë të presidentit Emmauel Macron.
Rama ka ndarë këtë mbrëmje pamjet nga pritja në Pallatin Elysee në Paris, teksa shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.
“Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në Facebook.
Gjatë qëndrimit në Paris, Rama ka zhvilluar dhe një vizitë në UNESCO me ftesë të drejtores së përgjithshme, Audrey Azoulay, për të adresuar në Sesionin e nivelit të lartë, me temë “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit digjital”. Ndërkohë, kryeminsitri do marrë pjesë edhe në Forumin e dytë të Paqes.