![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/collage-gigapixel-low_res-scale-2_00x_sd-1024x576.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë ku një 40-vjeçare shqiptare, Enkelejda Danaj, është vrarë me thikë.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet në rrugë me një thikë në trup dhe e mbuluar në gjak në zonën Menidhi të Athinës. Policia nisi menjëherë hetimet duke parë edhe të shkuarën e 40-vjeçares e cila ka qenë shpesh herë viktimë e dhunës në familje.
Pas ngjarjes u shoqëruan në polici familjarët e 40-vjeçares, ndërsa është shpallur në kërkim ish-bashkëshorti i saj Eduart Denaj i cili ishte shoqëruar të paktën 3 herë nga policia greke për dhunën ndaj Enkelejdës.
Gazetari Artur Bibe ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes për “Shqipëria LIVE”, teksa tha se autori ishte shumë xheloz për bashkëshorten. Sipas gazetarit, Eduarti e ka ndjekur viktimën teksa ajo doli për të shkuar në punë dhe aty e ka sulmuar.
“Kanë qenë disa denoncim të një pas njëshme për dhunë por në fund ngjarja përfundoi në mënyrë tragjike. Ata jetonin së bashku në një shtëpi me dy fëmijët e tyre dhe ishin ende të martuar.
Pas denoncimeve pritej që nesër të shkonin në gjyq, teksa më herët grua i ishte ofruar nga autoritet të pajisej me një buton emergjence për të lajmëruar sa herë që bashkëshorti e dhunonte dhe ajo ndihej e kërcënuar, por ajo nuk pranoi. Nesër pritej që ata të shkoni në gjykatë të dy, dhe gruaja ndoshta ka thënë se do tregonte shenjat e dhunës.
Dyshohet se e ka ndjekur nga pas teksa ajo ka dalë për të shkuar në punë., për shkak të xhelozisë, të cilën ai e shprehte shpesh edhe pa arsye. Ata janë konfliktuar në rrugë dhe më pas ai ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë, ka plagë në kraharor, zemër dhe bark.
Në fund ai e ka lënë thikën në trupin e saj, gjë që tregon se ka pasur një mllef të madh dhe ka dashur ta vrasë me çdo kusht. E gjithë ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë, pamja është shumë e qartë dhe nuk ka vend për interpretim. Më pas ai është arratisur.
Tashmë kanë nisur dhe negociatat me avokatin për tu dorëzuar dhe pritet që në orët në vijim të kemi zhvillime të mëtejshme.”- tha Bibe.