Kushdo që është përfshirë në pastrim parash, afera korruptive dhe kriminale do t’i duhet të japë llogari para drejtësisë së re dhe veçanërisht para Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Ka qenë gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, i cili ka paralajmëruar tërmet në politikën shqiptare. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Hoxha theksoi se SPAK po përgatitet për goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion.
Madje mesazhi i gazetarit Hoxha shkon edhe për politikanë edhe zyrtarë të tjerë të lartë qofshin majtas apo djathtas.
“Një operator i ri ka filluar të ndihet. Në treg është futur një operator i ri që është SPAK. Në fillim një pjesë se mori aq seriozisht, duke e quajtur SKAP-i pastaj kaloi të ASPAK-u, Berisha e rinovon gjuhën shqipe!
Nga momenti që ka ardhur drejtuesi i ri i SPAK Altin Dumani, ne kemi ndjerë që në SPAK ka ndodhur një ndryshim ritmi. Në këtë çështje që po flasim është vetë drejtuesi. U paraqit vet në Kuvend për ta mbrojtur. Fillimisht ka qenë kjo ide që SPAK-u ishte një instrument që do ndikohej nga faktor të jashtëm, pastaj u krijua ideja që e kontrollonte qeveria. Ne kemi parë që SPAK-u ka goditur elementë të kësaj mazhorance që është sot. SPAK-u ka material për të hetuar gjithë klasën politike, gjithë problemi është sa do t’i kthejë indiciet në prova juridike dhe sa do të ndëshkojë të pandëshkueshmit.
SPAK-u mund të japë shembuj dhe të tregojë që edhe ata që deri tani mendoheshin të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm, nga ky moment s’janë më të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm. SPAK-u nuk mund të veprojë me frymë populiste, por me prova”, deklaroi ai.
Por nuk ndalet me kaq, pasi gazetari Artan Hoxha teksa ka zbërthyer dosjen e SPAK për Arben Ahmetjan.
“SPAK-u ndryshe nga çështjet e tjera këtë radhë s’ka akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ka akuza më të rënda, ka korrupsion pasiv, përfitime të paligjshme dhe pastrim parash. Ne do t’i besojmë derisa të kemi një vendim gjykate të formës së prerë, deri atëherë prezumohen të pafajshëm.
SPAK-u pretendon që ka gjetur prova, pretendon që ka ndjekur paranë në rastin e Ahmetajt. Ne deri në këtë moment kemi parë vetëm ekstraktin 400 faqësh që ka shkuar në Kuvend. Unë pres që deri tani këtë që ka bërë SPAK-u ta provojë gjykata. Shpresoj që SPAK-ut t’i jenë krijuar rrethanat që të shkojë te vrasje më të rënda. Janë vrarë shqiptarët me duar në xhepa në bulevard, kemi Gërdecin. Di që SPAK-u ka më shumë material nga sa ka mundësi të hetojë dhe duhet të përzgjedhë se kë do ndjekë. I është vënë përpara xhungla, nga luani te miu i arave. Unë mendoj që SPAK duhet të flasë me simbolika, dhe simbolikat synohen lart, se poshtë kollaj”, u shpreh Hoxha, teksa theksoi se gabimi që kanë bërë politikanët tanë, sipas tij, është se ata nuk e kanë fshehur pasurinë.