Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi ka rrahur bashkëshkorten e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.