![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/02/800-0-65d64bfd2d76d.png)
Gazetari Ervin Dushi ka rrëfyer detaje të tjera në emisionin “Jetë Shqiptare” mbi vrasjen e Liridona Ademit vitin e kaluar në Kosovë.
Duke folur nga Suedia, Dushi theksoi se para se të ndodhte vrasja janë vërejtur shqetësimet në mënyrën se si është sjellë Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Sipas Dushit, këto janë detaje tregojnë se Naimi ka qenë o pjesë e një gracke ose pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.
“Nëse i referohemi edhe atyre bashkëbisedimeve që patën rrjedhur jashtë kamerës, duket qartë që kjo histori ka një mister aq të madh sa vetë Naimi mund të ketë qenë o pjesë e një gracke ose mund të jetë pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.
Nuk janë të paktë zërat që tregojnë shqetësimet e Naimit në periudhën e fundit, në reagimet e tij, në komunikimet e tij.
Njerëz që janë të afërt me familjen tregojnë sa do kudo atë ftohjen apo shqetësimin që diçka është duke ndodhur në familje. E theksoj se këto janë jo zyrtare dhe nuk mund t’i marrim për bazë këto. Duke ndenjur dhe duke komunikuar me njerëz, duket qartë ka diçka që duhet me u përgjigj”, u shpreh Dushi.