![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/04/136d0731-1c3a-474d-8479-d12a4b745b52-674x450-1.jpg)
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në sheshin Skënderbej, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.