![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2023/11/aJfNjdyy-BallaPolicia_sd-1024x576.jpg)
Ndërsa ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që nuk dihet asgjë zyrtare mbi fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, flet ndonëse me rezerva detajesh, për një krim të kryer, duke nënkuptuar se kjo ka ndodhur ndaj këtij personi.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ka shumë informacione të reja në lidhje me këtë çështje, por u shpreh i rezervuar, pasi siç tha ai, informacionet janë të klasifikuara.
I ftuar në Opinion në tv Klan, Balla deklaroi se Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe të besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje.
“Ka shumë informacione të reja, por do të kërkoja mirëkuptim që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë edhe për vendin ose dyshimet ku është kryer, nëse është kryer kjo vepër penale, do të hesht.
Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe të besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje.
Por unë e kam të pamundur, informacioni është i klasifikuar, sekret. Megjithatë mendoj se policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.”- tha Balla.
Blendi Fevziu: A ka informacion Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe një porosi të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervin Martinajt?
Taulant Balla: Policia e Shtetit e ka një detyrë prioritare, kjo dhe nga ana ime në cilësinë e ministrit të Brendshëm.
Blendi Fevziu: A ka ndonjë informacion shtesë?
Taulant Balla: Ka shumë informacion të ri, por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë për vendin ose për dyshimet ku është kryer, nëse është kryer kjo vepër penale, do të hesht.
Blendi Fevziu: A ka mundësi të kemi një informacion më të saktë?
Taulant Balla: Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme, përmes së cilës synon të zbardhë gjithë këtë ngjarje, por unë e kam të pamundur… Informacioni është sekret dhe është pjesë e hetimit. Mendoj që Policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.