![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/800-0-17df6455e7eb068fe599f4b7666bb8f6.webp)
Një grup hetimor po punon për të zbardhur atentatin ndaj Roan Brahimit mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë. 32 vjeçari i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar në Athinë për të festuar Pashkët me familjen, e cila jetonte në një banesë marrë me qira afër vendit ku dhe u ekzekutua
Burime nga Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Roan Brahimi jetonte në Dubai por mbahej në vëzhgim deri mbrëmjen e djeshme kur dhe u ekzekutua në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.
Ai ndodhej brenda në makinën e parkuar, një makinë e zezë luksoze – së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa në një distancë jo shumë larg 7 – 8 metra ka qenë djali i tyre i vogël i cili po luante në një park lojrash.
32 vjeçari nuk e ka kuptuar se ishte ndjekur nga një motor, i cili i është afruar makinës në anën e shoferit dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë drejt tij.
“Vrasësi ishte profesionist. Ekzekutoi objektivin me pistoletë me disa të shtëna nga afër. Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin”, tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke Newsbeast
Grupi hetimor po kontrollon zonën dhe kamerat e sigurisë për të zbuluar rrugën që autorët kanë kryer pas vrasjes së Brahimit dhe nëse mund të identifikohen fytyrat e tyre.
Ndërkohë bashkëshortja Katerina Beqo, 37 vjeçe është në gjëndje shoku. Dëshmitarët thanë se pas atentatit gruaja doli nga makina e bërtiste, ‘e vranë e vranë” ndërsa në trup ishin njollat e gjakut të bashkëshortit të saj 32 vjeçar.
Pak metra më tutje djali i mitur i çiftit (rreth 7-8 vjeç), i cili dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt makinës së zezë.
Në Greqi Brahimi nuk kishte precedentë penalë.