Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur më 11 Korrik pak pas orës 03:00 në rrugën Spaton Artemis në drejtim të Spatës. Drejtuesi i një motori për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin me pasojë vdekjen e tij dhe plagosjen e rëndë të pasagjerit.
Viktima është 23-vjeçari Kevin Binjakaj me origjinë nga Selenica e Vlorës. I riu thuhet se është aksidentuar me motor pasi kishte mbaruar punën dhe kishte dalë të bënte xhiro me një mikun e tij, i cili tani ndodhet në gjendje kome.
Familjarët janë të tronditur nga vdekja e parakohshme e 23-vjeçarit pasi ai ishte në lule të rinisë.