![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/06/we2tnv7V-aksidenti_sd-1024x576.jpg)
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku një mjet ka humbur kontrollin duke rënë disa metra në greminë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet vetëm për një të dëmtuar deri më tani.
Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor prej disa orësh vijojnë kërkimet por terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e grupeve të terrenit.
Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë emergjencave civile, të cilat gjithashtu kanë dërguar helikopterin e ndihmës së shpejtë, i cili vijon kërkimet për të lokalizuar vendin ku ndodhet i dëmtuari.