Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin rrugor Divjakë-Lushnjë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 22-vjeçar, është përplasur me një motomjet rreth orës 05:15. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari me iniciale G. A.
Ndërsa 22-vjeçari me iniciale Q. O., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.