Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, ku katër persona kanë ndërruar jetë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Barane, në afërsi të Plavës, teksa 3 prej viktimave janë shtetas shqiptare.
Sipas mediave vendase, të vdekur kanë mbetur M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviç. Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë, teksa drejtuesi i mjetit, M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë teksa ishte në spital.
Nuk dihet ende cili ishte shkaku i përpasjes fatale, teksa policia ka nisur hetimet.