![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/05/NRPTyPoi-milot_sd-1024x576.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Milot-Morinë”, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjegjan, ku një 27-vjeçar nga Kosova e ka përplasur viktimën me makinë, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën më këmbë. 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të mara, teksa i riu është arrestuar menjëherë nga policia.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e aksidentit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.