Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të së premtes.
Bëhet e ditur se në aksin rrugor Lezhë-Laç një makinë ka përplasur rëndë këmbësorin.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se sipas burimeve paraprake, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.